Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigrantëve në Bashkimin Evropian, në karahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2008- 2018. Kjo është gjetja e raportit të botuar nga Instituti i Politikave Evropiane të Kosovës. Studimi i bazuar në të dhënat e publikuar nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian deri në prill 2019, ka gjetur se:
– 1,249, 706 shqiptarë kanë emigruar në BE për periudhën 2008-2018. Kjo përfaqëson sa rreth 44 për qind të popullsisë së Shqipërisë në vitin 2019, sipas INSTAT.
– 451, 015 qytetarët shqiptarë kanë qendruar në mënyrë të paligjshme në BE — kjo është më shumë se sa numrit i përgjithshëm i emigrantëve të paligjshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
– 16 për qind e popullsisë së Shqipërisë ka qëndruar në mënyrë të paligjshme në BE, gjatë 2008-2018.
– 170, 450 qytetarë të Shqipërisë, nga 332, 470 qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ju është ndaluar hyrja në BE.
Shqipëria ka një diferencë të thellë me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovina.
Kështu, për të njëjtën periudhë, ka emigruar 30 për qind e qytetarëve të Kosovës, 12 për qind të Maqedonisë së Veriut, 9 për qind të Bosnjë Hercegovinës, 8 për qind të Serbisë, dhe 6 për qind të Malit të Zi.