45 000 raste të reja ditore me koronavirus në SHBA

Nga Exit News
45 000 raste të reja ditore me koronavirus në SHBA

Më shumë se 45 mijë raste të reja u regjistruan në SHBA, ditën e premte, një rekord në numrin e rasteve të reja, sipas Universitetit Johns Hopkins. Disa shtete kanë vendosur të mos hapin më restorantet, dhe lokalet.

Gjatë javës së fundit numri i rasteve të reja u rrit me 41 përqind, në krahasim me një javë më parë. Rastet po rriten me 5 përqind ose më shumë mesatarisht në 34 shtete të vendeve në SHBA, përreth Arizonës, Texas, Kaliforni, Florida dhe Nevada.

“Ka më shumë raste. Ka shumë të shtruar në spital në këto vende dhe shumë shpejt do të ketë edhe të vdekur” tha këshilltari për shëndetësisë Anthony Fauci në një intervistë për CNBC, ditën e premte.

Shtrimet në spital nga Covid-19 në të 14 shtete e Amerikës po rritet. Ditën e premte, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të rinjtë se ata po rrisin numrat e të infektuarve, dhe ata janë të prekshëm njësoj.

Deborah Birx, koordinatorja e strategjisë së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, shtoi se koronavirusi paraqet një rrezik më të madh për ata me kushte shëndetësore si diabeti dhe mbipesha dhe përfshin çdo grupmoshë.

Ndërsa rritja e numrave të rasteve ditore mund të reflektojë edhe rritjen e testimit në vende të caktuara. Epidemiologët thonë se ky numër mund të tregojë se sa përhapet virusi në të gjithë një komunitet.

Rastet në Kaliforni po rritet me më shumë se 5% gjatë dy javëve të fundit. Ndërsa, në Teksas rastet e reja kaloi 10% të mërkurën. Në Arizona rastet e reja janë rritur me mbi 11%.

Në total në SHBA ka 2, 46 milionë të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>