45 emigrantë shpëtohen në brigjet e Gran Canarias

45 emigrantë shpëtohen në brigjet e Gran Canarias

45 migrantë u shpëtuan të dielën në brigjet e Gran Canaria, përfshirë 24 gra dhe tetë fëmijë, sipas Reuters.

Emigrantët po lundronin me një barkë nga Afrika nën-Sahariane dhe u pikasën nga një anije rreth 38 milje në jug të Gran Canaria, sipas një raportimi të Reuters.

Ata u nxorrën në breg me anë të një anijeje shpëtimi, ndërkohë punëtorët e shpëtimit kishin marr në dorëzim fëmijët e vegjël, duke i mbështjellë me batanije.

Edhe një pjesë e të rriturve ishin dukshëm të rraskapitur dhe patën nevojë për ndihmë që të zbriteshin.

Dy vitet e fundit numri i emigrantëve që kalojnë nga Afrika për në ishujt Canarie është rritur disa herë.

Në 2021 janë raportuar mbi 5,700 migrantë të tillë, dyfish më shumë se një vit më parë.

Por, në raport më 2019, shifrat e një viti më parë kanë njohur rritje 8-fish.

Kampet e emigrantëve në ishuj i kanë tejkaluar kapacitetet dhe vazhdimisht përballen me kritika nga grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për zgjerimin dhe përmirësimin e tyre.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>