Policia ruse arrestoi, të dielën, mbi 450 qytetarë, të cilët po protestojnë për lirimin nga burgu të kreut të opozitës Aleksei Navalny dhe kundër presidentit Putin.
Protestuesit dhe policia u konfrontuan fizikisht. Policia u përpoq të shpërndajë protestuesit më dhunë.
Protestuesit thërrisnin ‘Putini është hajdut’ dhe të kapur përkrahu, marshuan në rrugët plot akull, teksa temperaturat shënonin -13 gradë.
Protestat pro lirimit të Navalnyt janë përhapur në disa qytete të Rusisë, si Moska, Shën Petërburgu, Vladivostok etj.
Pavarësisht arrestimeve mëngjesin e së dielës, gjatë ditës janë organizuar protesta të tjera.
Protestat në Rusi nisën pasi Navanly u arrestua nga policia ruse teksa po kthehej nga Gjermania për në Rusi, në 17 janar.
Ai ndodhet në dhomat e paraburgimit, në pritje për gjykim. Prokuroria ruse e akuzon Nalvanyn për shkelje të kushteve të lirimit me kusht, kur u largua nga Rusia për në Gjermani për tu kuruar për helmimin.