Qeveria ‘sqaron’ rimbursimin e universiteteve, por nuk ka miratuar fondet e nevojshme

Qeveria ‘sqaron’ rimbursimin e universiteteve, por nuk ka miratuar fondet e nevojshme

Ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi sot skemën e rimbursimit të universiteteve. Ministri Ahmetaj deklaroi se fakultetet do të hartojnë listat e studentëve që përfitojnë nga ulja e tarifave dhe do të llogarisin efektin buxhetor që do të ketë rimbursimi, në bazë të vendimit të miratur nga qeveria më 26 dhjetor.

“Studentët që rezultojnë me notë mesatare 9-10 duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike brenda vitit paraardhës. Bordi i administrimit vendos bursën me fondin në dispozicion. Për studentët e pranuar në vitin e parë me mesatare 9-10 është e njëjta procedurë si në Bachelor, pra i shihen dhe notat e maturës”, — shpjegoi ministri.

Pra, nëse një student nuk ka notën mesatare të të gjitha viteve mbi 9 dhe nëse një studentë i viti të parë nuk ka mesataren e shkollës së mesme mbi 9, ai nuk përfiton ulje tarife. Kjo do të thotë se cilido student me një provim të lënë për përmirësim do të përjashtohet nga ulja e tarifës së shkollimit.

Gjithashtu, ministri tha se “për ata me mesatare nga nota 5 deri në 9, përfitojnë 70 mijë studentë që nga 1 janar i 2019, efekti financiar është 1 miliardë lekë.”

Por, deklarata e Ministrit bie ndesh me vendim e qeverisë në të cilin përfshihen vetëm studentët me mesataren mbi notën 6.

Kjo do të thotë se qeveria po përpiqet t’i gënjejë studentët se i ka plotësuar kërkesat e tyre si një mënyrë për t’i bindur ata të ndalojnë protestën dhe ngujimin brenda fakulteteve. Sepse sikurse Exit.al e ka shpjeguar në një artikull të mëparshëm qeveria nuk ka fonde të mjaftueshme për të përballuar efektin financiar të kërkesave të studentëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>