Jo, djemtë nuk “e kanë kështu”

Nga Alice Elizabeth Taylor
Jo, djemtë nuk “e kanë kështu”

Sot në mëngjes u zgjova dhe dëgjova se një grua 36 vjeç ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Alket Arapi në Tiranë. Dje, ndoqa lajmin se si një polic, Berhan Bajrakurti nga Shkodra u arrestua sepse kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 15 vjeçare. Një ditë më parë, po marshoja në Tiranë në shenjë proteste kundër përdhunimit në grup të një vajzë minorene në Kavajë dhe dështimin e policisë, mësuesve, medias dhe qeverisë për të trajtuar çështjen me një minimum të standartit të procesit të drejtë.

Çfarë do të ndodhi nesër?

Vitin e kaluar në Shqipëri, gjykatata lëshuan rreth 4 mijë urdhra mbrojtje për gratë ndaj bashkëshortëve të tyre, por pavarësisht kësaj, 16 gra u vranë dhe mijëra vuajnë nga dhuna dhe nga ngacmimet e shkaktuara nga meshkujt. Statistikat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se 50 përqind e grave shqiptare kanë qënë viktima të dhunës në familje, të paktën një herë në jetë dhe 10 përqind e tyre detyrohen me forcë të martohen përpara moshës 18 vjeç.

Në cilin vit jetojmë në 2019-tën apo 1819-tën?

Pse në ditën dhe në kohën e sotme, ne jemi të paaftë për të ofruar qoftë edhe nivelin më bazik të mbrojtjes ndaj grave dhe vajzave në vend? Shumë protesta janë organizuar në Tiranë, marshime drejt Ministrisë së Arsimi dhe Drejtorisë së Policisë, për të kërkuar më shumë veprim në parandalimin dhe trajtimin e menjëhershëm të dhunës, por ende asgjë nuk duket se ka ndryshuar.

As media nuk është më e mirë —i raporton këto vrasje si “krime pasioni”, duke identifikuar dhe zbuluar emrin e viktimave, duke i krahasuar vrasjet e përgjakshme me “Romeo dhe Zhulietën”, madje edhe duke e përndjekur viktimin përmes një gjuhe problematike — unë nuk mund ta kuptojë se si njerëzit mund të jenë kaq pa ndjenja, pa mendim dhe të mbushur me urrejtje për ta trajtuar viktimën në këtë mënyrë.

Në këtë moment, nëse një grua apo një vajzë në Shqipëri dhunohet, ka shumë pak ndihmë ligjore për të. Së pari, familja e saj nuk dëshiron të marrë ndonjë veprim për shkak të “turpit” që do të bie mbi to. Nëse ajo i drejtohet policisë, policia shpesh nuk do të marrin denoncimin, ose do t’i japin një urdhër mbrojtje, i cili nuk do të zbatohet asnjëherë. Sigurisht, nëse dhunuesi i saj është dikush i lidhur politikisht ose i pasur, ai asnjëherë nuk do të ketë asnjë pasojë, madje unë kam dëgjuar se disa çështje janë mbyllur kur i akuzuari ka paguar para.

Kur këto çështje diskutohen në kafe apo mes kolegësh, qendrimi i zakonshëm i njerëzve është pak a shumë “e mo mirë, kështu është këtu – mirë se erdhe në Shqipëri”. Unë jam e tronditur që mungesa e veprimit është kthyer në normalitet shoqëror. Dihet nga të gjithë se policia dhe/ose qeveria nuk do të bëjë asgjë për të ndërhyrë dhe pjesa më e madhe pranojnë se të kontaktosh policinë, ka më shumë gjasa të përkeqësojë situatën.

Një nga rastet që më vjen ndër mend është rasti i një gruaja australiane, e cila jetonte në Shqipëri prej disa vitesh. Ajo u rrah në gjumë nga ish-partneri i saj dhe e raportoi menjëherë aksidentin, ndërsa ende ishte e mbuluar me gjak, tek policia. Pasi u largua nga komisariati i policisë, në telefonin e saj filluan të vinin mesazhe me kuptim seksual nga polici, i cili i mori deklaratën. Pavarësisht se ish-partneri i saj e pranoi që e kishte bërë ai, çështja u pushua nga gjykata dhe ai vazhdon ta përndjekë dhe ta ngacmojë edhe sot.

Si mbërrimë në këtë pikë? Pse njerëzve nuk i intereson se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura në këtë vend? Unë nuk dua të them se vrasja e grave, pabarazia dhe dhuna në familje nuk është problem edhe në vendet e tjera. Unë mund t’ju them nga eksperienca, se gjyqësori dhe policia mund të jenë po kaq të korruptuara dhe të pakujdesshme sa në Shqipëri edhe në vendet e BE-së, por situata në Shqipëri duket se po përkeqësohet më shumë çdo ditë që kalon.

Herë pas herë, politika dhe reputacioni i abuzuesve po vendoset përpara grave që dhunohen. Ne po depersonalizojmë këto sulme në pikën që gjendja e viktimës po harrohet tërësisht në mes baltës së hedhur nga politika dhe media. Këto raste nuk duhet të shfrytëzohen në asnjë mënyrë tjetër, përveçse për të përgënjeshtruar atë që ka ndodhur dhe të bëjnë thirrje për ndryshime.

Më pas vijnë komentet në median sociale- një komentues replikoi në një artikull mbi marshimin e të dielës, duke thënë se gratë gjithashtu duhet marrin përgjegjësitë e tyre. Më fal, po çfarë? Si mundet dikush në botë të ngarkojë me përgjegjësi një fëmijë që përdhunohet apo një grua që vritet? I vetmi person, i cili duhet të mbajë përgjegjësi, në çdo nivel, në këto raste është në radhë të parë shkaktari dhe së dyti autoritetet dhe qeveria.

Ka shumë mënyra për të përmirësuar situatën, pjesa më e madhe e tyre fillojmë me edukimin. Në shkolla, në komisariatet e policisë, në institucionet e qeverisë dhe në media, njerëzve duhet t’u mësohet se çfarë do të thotë dhunë dhe pse ajo nuk është diçka e mirë.

Ne duhet ta ngulisim në mendje faktin se, gratë dhe vajzat janë qënien njerëzore, jo prona apo qënie pa rëndësi dhe ne duhet të bëjmë presion për më shumë barazi ndërmjet grave dhe burrave, në çdo qytet apo fshat të këtij vendi.

Media duhet të trajnohet për mënyrën se si duhet të raportojë raste të tilla, përfshirë mësimin e teknikave të duhura etike, standartet gazetareske dhe njohja e ligjit mbi privatësin e viktimës. Gjithashtu duhet të ndërmerren veprime kundër mediave sociale, që kërcënojnë dhe ngacmojnë gratë dhe burrave duhet t’i mësohet se si të respektojnë gratë dhe që jo do të thotë jo.

Nënat nuk duhet më të rrisin fëmijët të përkedhelur që mendojnë se i përket çdo gjë dhe baballarët duhet të ndalojnë së rrahuri gratë e tyre në sy të fëmijëve të tyre, apo të sillen në mënyrë agresive, me kapadallëk apo edhe të tregojnë element të tjerë të sjelljes toksike mashkullore. Rolet gjinore dhe steriotipet duhet të zhduken dhe gratë duhet të ketë autonomi dhe të drejta të plota mbi jetët e tyre.

Nuk duhet më të marrin leje për të dalë nga shtëpia, nuk duhet të ketë më ndarje në kafene. Gratë nuk duhet të trajtohet sikur të vetmen gjë që duhet të bëjnë është të lindin fëmijë dhe të gatuajnë, ndërsa burrat kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë që i pëlqen.

Policia dhe sistemi gjyqësor duhet të shkundet, korrupsioni duhet të çrrënjoset dhe ato që marrin rryshfet për të pushuar akuzat, duhet të përjashtohen pa asnjë hezitim. Një ndjenjë veprimi duhet të instalohet në ato punonjës që do të mbeten, për tu siguruar që këto raste do të trajtohen me respekt dhe me urgjencën që i takon.

Si nënë e ardhshme e një vajze gjysëm shqiptare, e cila do të rritet këtu, me tmerron mendimi që ajo do të jetojë në një vend ku nuk konsiderohet e barabartë me një mashkull. Më tremb edhe nëse, mos e dhëntë zoti, ajo mund të jetë viktimë, e reputacioni dhe jeta e dhunuesit të saj do të vlejnë më shumë se sa ajo.

Ne duhet t’i mësojmë burrave, grave, policive, politikanëve, medias dhe publikut të këtij vendi, se djemtë nuk janë kështu dhe djemtë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>