47 viktima deri tani, po kërkohen dy trupat e fundit në rrënoja

Nga Stafi Exit
47 viktima deri tani, po kërkohen dy trupat e fundit në rrënoja

Trupat greke të e kërkimit sapo kanë nxjerrë katër trupa të pajetë të familjes Lala nga rrënojat e vilës tre-katëshe në zonën e Kënetës në Durrës, ndërsa trupat franceze sapo kanë nxjerrë një viktimë nga pallati i zhytyr dy kate nën tokë, në lagjen 6 të Durrësit.

Me to, numri i viktimave të tërmetit ka arrit në 47.

Ndërkohë po bëhen përpjekje për të nxjerrë edhe dy trupa të tjerë nga këto vende, një burrë nga vila në Kënetë dhe një grua nga pallati në Durrës.

Kështu, bilanci total i të vdekurve nga tërmeti duket se do të jetë 49 persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>