473 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

Nga Exit News
473 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

Policia ka gjobitur gjatë 473 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik gjatë fundjavës. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka shoqëruar 4 qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit. Ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërsa 12 qytetarë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë sepse kanë qenë duke lëvizur pa lejë pas orës 22:00.

Që prej 15 tetorit, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>