48 infermierë të rinj i shtohen stafit anti-Covid

Nga Exit News
48 infermierë të rinj i shtohen stafit anti-Covid

48 infermierë të rinj i janë shtuar stafit të gatshëm për të filluar punën në spitalet Covid 3 dhe 4, që priten në hapen në rast të rritjes së numrit të pacientëve me Covid-19.

Njoftimin e bëri ministja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila mirëpriti infermierët e rinj fillimisht në spitalin Infektiv, ku dhe do të trajnohen për protokollet anti-Covid.

Manastirliu tha se tha se shtimi i stafit bëhet në kohën kur spitalet Covid po përgatiten për periudhën vjeshtë-dimër, kur pritet dhe një shtim i numrit të të infektuarve, si dhe nisja e gripit stinor:

“Jam e kënaqur që kemi mundësinë që në një kohë si kjo e sotmja të trajnojmë ekipe të infermierëve, të cilët më pas do të jenë të gatshëm edhe për të përballuar situatën në vjeshtë-dimër.”

“Kemi rreth 150 punonjës që i janë shtuar sistemit shëndetësor, qoftë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe gjithashtu ekipeve të monitorimit, kontrollit dhe inspektimit në terren”, tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>