489 raste të reja dhe 8 të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

Nga Exit News
489 raste të reja dhe 8 të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 viktima si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë të njëjtit interval kohe janë raportuar edhe 489 raste të reja të infektimit, nga testimi i 4 082 mostrave në laboratorët publike privat.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 4.082 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 78 702 raste.

Mbeten ende 14 020 raste aktive në vend.

Numri total i rasteve pozitive të identifikuara prej fillimit të pandemisë është 94 656, prej të cilëve, 1 934 kanë humbur jetën.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme