5 000 punonjës përfitojnë automatikisht 40 000 lek nga qeveria

Nga Exit News
5 000 punonjës përfitojnë automatikisht 40 000 lek nga qeveria

Qeveria ka vendosur të paguajë direkt 5 mijë punonjës me pagën prej 40 mijë lekësh, pavarësisht se punëdhësi nuk ka aplikuar për to.

Të gjitha bizneset të cilat nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre do të gjobiten me rreth 50 euro. Lista e emrave përfitues u publikua nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

5 qershori ishte afati i fundit që bisneset mund të aplikojnë për përfitimin e pagës së luftës prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tyre.

Përjashtim nga gjobitja do të bëjnë ato biznese që gjatë muajve të pandemisë i kanë paguar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre.

Punonjësit, të cilëve punëdhënësit e tyre nuk kanë plotësuar aplikimin, do të kenë mundësi që ti plotësojnë vetë të dhënat e llogarisë bankare pas 5 qershorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>