5 bukuritë shqiptare që duhet të vizitoni pas karantinës

Nga The Balkanista
5 bukuritë shqiptare që duhet të vizitoni pas karantinës Kanioni i Holtes

Kanë kaluar mbi dy muaj qëkur jemi mbyllur në shtëpi për shkak të COVID-19. Gjatë kësaj kohe, unë e kam plotësuar dëshirën time për të udhëtuar duke udhëtuar nëpër fotot e udhëtimeve të mëparshme dhe duke ëndërruar se ku do të jetë aventura e radhës. Tani, me një beb të vogël, udhëtimet me një Harley Davidson nuk mund të ndodhin më, por kjo nuk e ka shuar dëshirën time për të eksploruar.

Tani, më shumë se kurrë, unë ndjej nevojën për të mbështetur turizmin vendas, kështu që ne duhet të vizitojmë Shqipërinë këtë vit.

Fushat me lavandër në Koplik

Fushat me lavander ne Koplik
Fushat me lavander ne Koplik

Gjithmonë kam dashur të vizitoj fushat e livandos në Koplik. Për fat të keq, gjithmonë kam humbur periudhën e lulëzimit të tyre për shkak të angazhimeve të tjera. Por këtë vit, me kufizimet e vendosura si shkak i koronavirusit do të shkoj t’i vizitoj.

Fushat ndodhen në Malesinë e Madhe, në veri të Shqipërisë, këto fusha shtrihen nëpër një fushë të madhe, të rrethuara mes maleve.

Këto lule zgjidhen, këputen, përpunohen dhe përdoren për të krijuar disa produkte, përfshirë vajrat esencialë që eksportohen jashtë vendit.

Mezi pres që të vizitoj këto fusha, të fotografoj lulet dhe të marr frymë në bukurinë e zonës përreth.

Kanioni i Holtës

Kanioni i Holtes
Kanioni i Holtes

Disa kilometra larg nga Elbasanit dhe afër qytetit të Gramshit, Kanioni i Holtës u krijua nga erozioni i lumit Holta.

I gjatë tre kilometra, i mbuluar nga shpatet të gjatë 150 metra dhe plot me laguna me ujë kristal blu.

Ju mund të eksploroni shpellat plot formacione shkëmbore gëlqerore, stalaktitet dhe stalagmite dhe mund të shijoni gjelbërimin e harlisur që varet nga shpatet e kanionit. Ka edhe disa ujëvara dhe ujëra termale që ju mund t’i shijoni ndërsa ecni për të shkuar drejt shkëmbijve.

Fatkeqësisht, bukuria e zonës po kërcënohet nga ndëritmi i një hidrocentarli, kështu që të gjithë duhet ta shohin para se të shkatërrohet.

Liqeni i Komanit

Liqeni i Komanit
Liqeni i Komanit

Liqeni i Komanit, një rezervuar në lumin Drin, në veri të Shqipërisë, është i rrethuar nga kodra, gryka, male dhe pyje mahnitëse.

Shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometra katrorë, një traget kalon çdo ditë përmes tij, duke marrë pasagjerë nga Bajram Curri për në Tropojë – një nga vendet më të largëta të vendit.

E dua këtë pjesë të botës, Thethin e kam vizituar dy vjet më parë, më iku mendja nga bukuria e egër e kësaj zone dhe mezi pres të marr tragetin, të marrë frymë në ajër të pastër dhe të largohem për pak kohë nga pjesa tjetër e botës.

Përmet

Permet
Permet

Përmeti është një nga ato vendet që kam dashru të vizitoj dhe nuk kam mundur dot.

I vendosur në jug të Shqipërisë, është vendi i përsosur për të bërë rafting, xhiro me kuaj, shëtitje dhe eksplorim. Është gjithashtu vendi ku bëhet raki e shkëlqyer, llokume me bajame dhe disa banjot termale për të cilat thuhet se kanë veti shëruese.

Shpresoj ta vizitoj në muajt e vjeshtës kur ajri është më i freskët dhe mund të shijoj ujin e ngrohtë dhe rrethinat e bukura, sigurisht me një gotë raki Përmeti.

Qeparo

Qeparo
Qeparo

Këtë kohë, dua të kaloj të paktën një javë e shtrirë në një plazh, nën rrezet e diellit, të hajë peshk të freskët dhe të pi verë. Qeparoja është vend perfekt për këtë.

E vendosur në rivierën shqiptare, nuk është aq e populluar apo e mbushur me njerëz si qytetet e tjera të jugut. Dhe është një vend shumë i mirë për një nënë të rraskapitur që kërkon disa momente pushimi.

Unë ëndërroj të gjej një shtëpi me qira, (nëse keni ndonjë sugjerim, më njoftoni) me dhoma bazike por të rehatshme, gatim shtëpie dhe pamje nga deti. Aty dua të lexoj, pushoj, shkruaj dhe shijoj më të mirën që ka vera shqiptare për të ofruar.

Po ju ku çfarë ëndërroni të vizitoni këtë vit?

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme