5 Dhjetori Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve, nevojiten politika rajonale

Nga Exit News
5 Dhjetori Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve, nevojiten politika rajonale

Projekti ROUTE WB6 në ditën Ndërkombëtarë të Vullnetarizimit 5 Dhjetor, sjell në vëmendje nevojën e vullnetarizmit në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një njoftimi në media ditën e premte, koordinatorja e projektit Ines Bulajic thekson se është e nevojshme një kornzë ligjore që rregullon vullnetarizmin.

Ajo bën me dije se ky projekt po punon për krijimin e bazave të politikave të vullnetarizmit.

”Projekti ROUTE WB6 po punon për bazat e një politike rajonale për vullnetarizëm që organizatat të cilat janë pjesë në këtë projekt do ta përdorin si një kornizë për përpjekjet e avdokimit për refromat e politikave vullnetare në Ballkanin Perëndimor. Krijimi i një shërbimi rajonal vullnetar dhe zbatimi i një programi ndërkufitar vullnetar ndërkufitar si “Rruga WB6” është përparësia jonë në vitin 2021. Ne jemi të bindur se do të jemi në gjendje të sigurojmë mundësinë e parë për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor për të dale si vullnetarë në të gjithë rajonin”, është shprehur koordinatorja e projektit.

Projekti zbatohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor 6 nga një konsorcium i udhëhequr nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në bashkëpunim me Përtej Barrierave, Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore, Lens, Qendra Kulturore Rinore Bitola, Shoqata për Prosperitetin Demokratik-Zid dhe Kërkuesit e Rinj të Serbisë. Në dhjetor një partner i ri ju bashkua projektit, Instituti për Zhvillimin e të Rinjve KULT. Aktivitetet e projektit kanë filluar në 1 janar 2019 dhe do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2021.

Ky projekt synon promovimin e vullnetarizimit ndërkufitar. ROUTE WB6 synon të zvogëlojë distancën sociale dhe etnike midis të rinjve në rajon.

Në Shqipëri është miratuar një ligj për vullnetarizimit në 2016.

Ky ligj synon rregullimin ligjor të vullnetarizmit, me qëllim rritjen e angazhimit qytetar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>