5 përqind e popullsisë së Spanjës kanë fituar antitrupa të virusit, duke përforcuar zërat se imuniteti i turmës nuk mund të fitohet, raportoi gazeta serioze mjekësore, ditën e hënë. Studimi i kryer nga në 27 prilli deri në 11 maj tregoi se 95 përqind e popullsisë së Spanjës janë të paprekur nga virusi.
Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjes tha për CNN se kërkimi i Spanjës është përfaqësues, sepse ka testuar 61 mijë qytetarë. Ky është studimi më i madh serologjik i kryer në një nga vendet e BE-së.
Sipas studimit, Madridi, qyteti më i prekur në Spanjë ka treguar se 10 përqind e popullsisë kanë fituar imunitet, ndërsa në Barcelonë vetëm 7 përqind e banorëve.
Imuniteti i tufës arrihet kur një pjesë e konsiderueshme e popullsisë infektohet me virusin ose vaksinohet me qëllim ndalimin e përhapjes së tij. Studime të njejta u kryen në Zvicër, Kinë dhe SHBA. Në Gjenevë 10,8 përqind e popullsisë kishte antitrupa.
Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë, me mëshumë se 28 mijë të vdekur dhe 250 mijë raste.