5 futbollistë të Partizanit me Covid-19, vihet në dyshim derbi me Tiranën

Nga Exit News
5 futbollistë të Partizanit me Covid-19, vihet në dyshim derbi me Tiranën

Tre futbollistë të tjerë të klubit Partizani janë infektuar me Covid-19 duke e çuar totalin e të prekurve në ekip në pesë.

Futbollistët e infektuar janë Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote. Ata u zbuluan se kishin covid-19 pasi i gjithë ekipi u testua, por nuk kanë asnjë simptomë të virusit.

Bashkë me të infektuarit e parë, Dejan Boldorin dhe Besnik Feratin, as Çinari, Mala dhe Kote nuk do të mund të luajnë në derbin me Tiranën, planifikuar për ditën e premte.

Në njoftimin e klubit thuhet se ndeshja me Tiranën do të luhet pavarësisht 5 mungesave të rëndësishme:

“Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. 

Ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave, është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.”

Vendimi përfundimtar për derbin i takon Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>