5 këshilla për të punuar nga shtëpia gjatë izolimit

Nga Exit News
5 këshilla për të punuar nga shtëpia gjatë izolimit

Me situatën që ka shkaktuar koronavirusi në vend dhe masat ndaluese të qeverisë, shumë kompani kanë urdhëruar që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia. Jashtë kjo është një praktikë shumë e përdorur, por në Shqipëri jo dhe aq.

Exit News sjell disa këshilla që do ta bëjnë punën nga shtëpia më të thjeshtë këto ditë:

1. Bëj gati vendin e punës

Është shumë më e thjeshtë që çdo mëngjes, megjithëse je në shtëpi, të frymëzohesh për të punuar kur ke një tavolinë të rregullt me kompjuter, blloqe, stilolapsa dhe çdo gjë tjetër ngjashëm me tavolinën e punës që ke në zyrë.

Ndaj këshilla e parë është që të bësh gati tavolinën ku do punosh që një natë më parë.

Mos harro të vendosësh në tavolinë dezinfektantin dhe një shishe me ujë.

2. Mos abuzo me oraret

Fakti që do të punosh nga shtëpia nuk do të thotë që të flesh më vonë një natë më parë, apo të ngrihesh më vonë në mëngjes.

Ruajtja e të njëjtën rutinë si në ditët e punës do t’ju ndihmojë të punoni më lehtë nga shtëpia.

3. Komuniko me kolegët

Fakti që nuk jeni më një zyrë për të koordinuar punën e bën edhe më të nevojshmë komunikimin me kolegët për të ndarë dhe koordinuar punët.

Mund të hapni një grup në WhatsApp (nëse se keni ende) apo në platforma të tjera edhe më profesionale si Slack, Workplace by Facebook, Microsoft Teams etj.

Mundohuni që në këto grupe të flisni kryesisht vetëm për punën.

4. Bëja të qartë familjarëve oraret e punës

Në Shqipëri, puna nga shtëpia nuk është praktikë shumë e përhapur ndaj shpesh familjarët tani nuk e konsiderojnë fare si punë.

Sa herë ju ka ndodhur që nëse një ditë zgjidhni të punoni nga shtëpia, mamaja mendon se jeni pushim dhe të shtron mëngjesin ose të kërkon të bësh diçka për të?

Duhet të ja bëni të qartë familjarëve se puna nga shtëpia në këto ditë është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tregojini atyre oraret e punës dhe kërkoju që të mos ju shqetësojnë gjatë këtij orari.

Sigurisht, nëse mëngjesin e kanë bërë gati, mund ta hani shpejt e shpejt.

5. Rri larg frigoriferit

Nëse në zyrë, momentet e pushimit janë bisedat e shkurtra me kolegët, në shtëpi është frigoriferi vendi ku shkojmë të gjithë për tu shkëputur nga puna.

Por të gjithë specialistët këshillojnë që t’i qëndroni larg atij për disa arsye.

Do përfundoni duke pickuar ushëime dhe duke ngrenë të gjithë snacks që keni blerë. Kjo gjë ju bën keq jo vetëm për shëndetin, por dhe për energjinë.

Konsumimi i ushqimeve me shumë kripë ose sheqer dhe pijeve të gazuara gjatë paradites do të bëjë që t’ju humbasë vëmendja dhe të mos jeni shumë efiçientë në punë.

Për të luftuar mërzinë, në vend të frigoriferit, bëni një xhiro të shpejtë nëpër shtëpi ose dilni në ballkon për të marrë pak ajër të pastër.

Dhe mos harroni të lani duart shpesh dhe të ajrosni të gjithë dhomat e shtëpisë, përshi dhe zyrën e improvizuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>