5 maji, afati i fundit për të aplikuar për ‘pagën e luftës’ 26 mijë lekëshe

Nga Exit News
5 maji, afati i fundit për të aplikuar për ‘pagën e luftës’ 26 mijë lekëshe

E marta, 5 maj, është dita e fundit kur mund të aplikoni për të përfituar ‘pagën e luftës’ prej 26 mijë lekësh, pjesë e paketës së parë ekonomike.

Personat që ta përfitojnë këtë pagë janë punonjësit e bizneseve të vogla dhe të vetëpunësuarit, aktiviteti i të cilëve është mbyllur për shkak të masave kundër koronavirusit.

Kush përfiton?

Përfitues të kësaj ndihme financiare janë të gjithë bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milion lekë në vit, që paguajnë tatim mbi fitimin (ose tatimin e thjeshtuar mbi fitimin). Këtu përfshihen të vetëpunësuarit, personat fizikë tregtarë dhe punonjësit e papaguar të familjes së tyre, si dhe personat juridikë.

Pagesat do të bëhen sipas listës së punonjësve të deklaruar nga biznesi. Për ato që i deklarojnë punonjësit çdo tre muaj, do të konsiderohet listëpagesa e tremujorit të fundit të 2019-ës. Ndërsa për bizneset që këtë deklarim e bëjnë çdo muaj, do të merret për bazë listëpagesa e janarit 2020.

Punonjësit që janë të regjistruar në më shumë se një punë do të përfitojnë vetëm një pagë minimale.

Si bëhet aplikimi?

Aplikimin e bën biznesi në mënyrë elektronike në faqen ëeb të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ku plotëson të dhënat e biznesit dhe ato të punonjësve që do përfitojnë pagën në formularin e caktuar.

Brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, drejtoritë rajonale tatimore do të bëjnë verifikimin e dokumentave dhe verifikimin në terren. Më pas Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do t’i dërgojë listën e individëve përfitues Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit e cila kryen pagesat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>