5 milion viktima nga koronavavirusi në botë

Nga Exit News
5 milion viktima nga koronavavirusi në botë

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar deri tani rreth 5 milion viktima në të gjithë botën, sipas statistikave të agjencisë meditike Reuters.

Personat e pavaksinuar konsiderohen më të prekshëm nga varianti shumë infektiv Delta.

Sipas një analize të Reutersu gjysma e vdekjeve, 2.5 milion u regjistruan në mbi një vit, ndërsa 2.5 milion vdekjet e tjera u regjistruan në më pak se tetë muaj.

Mbi gjysma e vdekjeve në rang global, të raportuara në një mesatare shtatë ditore, ishin nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Brazili, Meksika dhe India.

Më shumë se gjysma e botës ende nuk ka marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19, sipas Our World in Data.

Organizata Botërore e Shëndetit këtë javë tha se programi i saj i shpërndarjes COVAX, për herë të parë, do të shpërndajë doza vetëm në vendet me nivelet më të ulëta të vaksinimit.

Si rajon, Amerika e Jugut ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, rreth 21% të të gjitha vdekjeve të raportuara, e ndjekur nga Amerika e Veriut dhe Evropa Lindore  me mbi 14% të numrit të përgjithshëm vdekjeve secila.

Ndërkohë, India, një nga vendet e para të prekura rëndë nga varianti Delta, ka kaluar nga një mesatare prej 4 mijë vdekjesh në ditë në më pak se 300 vdekje në ditë.

Tashmë, varianti Delta përbën variantn dominues të Covid-19 në të gjithë botën dhe është identifikuar në 187 nga 194 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>