Pesë njerëz kanë humbur jetën, si pasojë e COVID-19 në mbarë botën, sipas një raporti të Reuters mbi variantitn Delta.
Më shumë se gjysma e të gjitha vdekjeve globale të raportuara në një mesatare shtatë ditore ishin në SHBA, Rusi, Brazil, Meksikë dhe Indi.
Ndërsa në vetem 8 muajt e fundit, pwr shkak tw variantit Delta, numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti në 2.5 milion, njësoj me numrin e viktimave të shkaktuara në më shumë se një vit nga Covid-19 origjinal.
Mesatarisht 8000 vdekje u raportuan çdo ditë në të gjithë botën gjatë javës së kaluar, ose rreth pesë vdekje çdo minutë. Sidoqoftë, niveli global i vdekjeve është ngadalësuar javët e fundit.
Ditët e fundit ka pasur një përqendrim në rritje për marrjen e vaksinave në vendet më të varfra, ku shumë njerëz ende nuk kanë marrë dozën e parë.
Më shumë se gjysma e botës ende nuk ka marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19, sipas Our World in Data.
Organizata Botërore e Shëndetit këtë javë tha se programi i saj i shpërndarjes COVAX, për herë të parë, do të shpërndajë vaksina vetëm në vendet me nivelet më të ulëta të mbulimit.
I udhëhequr nga OBSH, COVAX që nga janari ka ndarë vaksina njësoj midis 140 shteteve.
SHBA, e cila po lufton dezinformimin e vaksinave, tejkaloi 700,000 vdekje të premten, numri më i lartë i çdo vendi.
Rastet dhe shtrimet në spitale në SHBA kanë qenë më të ulëta, por zyrtarët shëndetësorë po përgatiten për një valë të re të mundshme pasi moti të ftohet dhe të rriten aktivitete brenda.
Rusia raportoi 887 vdekje të lidhura me koronavirusin të premten, numri më i madh i vdekjeve njëditore që ka regjistruar që nga fillimi i pandemisë. Vetëm 33 përqind e popullsisë në Rusi ka marrë dozën e parë të vaksinës.
Amerika e Jugut ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, 21 përqind të të gjitha vdekjeve të raportuara, e ndjekur nga Amerika e Veriut dhe Evropa Lindore duke kontribuar më shumë se 14 përqind të të gjitha vdekjeve secila, sipas analizës së Reuters.
India, një nga vendet e para të shkatërruara nga varianti Delta, ka shkuar nga një mesatare prej 4000 vdekjesh në ditë në më pak se 300 ndërsa fushata e saj e vaksinimit është duke përfunduar.
Rreth 47 përqind e popullsisë së Indisë ka marrë dozën e parë, zyrtarët administruan rreth 7,896,950 doza në ditë në javën e kaluar, sipas Reuters e Our World in Data.
Varianti Delta, lloji dominues në të gjithë globin, u raportuar në 187 nga 194 vendet anëtare të OBSH -së.