5 të infektuar të rinj me koronavirus, 64 të prekur në total

Nga Exit News
5 të infektuar të rinj me koronavirus, 64 të prekur në total

5 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 64.

Sot, gjatë komunikimit të përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik,  Albana Fico njoftoi se tre prej tyre janë shtetas italianë që ndodhen në Shqipëri, dy të tjerët janë një 42-vjeçar dhe një 80-vjeçar nga Kavaja.

Në total, deri tani janë testuar 697 persona të dyshuar në vend. Ndërsa në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona.

Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:

— Në Tiranë: 45 persona;

— Në Durrës: 5 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier: 6 persona;

— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 2 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona;

— Në Kavajë: 2 persona.

Prej tyre, 32 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>