5 të vdekur dhe 445 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Nga Exit News
5 të vdekur dhe 445 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 445 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2570 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit u regjistruan 5 viktima me këtë virus. Sipas IKSHPK-së të martën janë shëruar 264 persona. Ndërsa ka 7321 raste aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 68351 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,592 pacientë kanë vdekur.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme