288 të infektuar të rinj janë zbuluar në Kosovë, në 24 orët e fundit, mes 1.842 personave të testuar.
Pesë pacientë me Covid-19, nga 71 deri në 90 vjeç, kanë humbur jetën.
Krahasuar me një ditë më parë, numri i të infektuarve dhe i i viktimave ditorë është më i ulët.
Ndërsa 256 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 51.337.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 58.687 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.471 persona kanë humbur jetën, 51.337 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.
Ditët e fundit qeveria e Kosovës lehtësoi disa prej masave kufizuese, teksa në vend ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.