50 mijë vende pune ka humbur tregu shqiptar gjatë periudhës së pandemisë.
Kështu deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë aktivitetit të saj për Kërkimet Ekonomike për Europën Juglindore.
Kjo shifër është e barabartë me një ulje prej 3.6% të punësimit, e regjistruar gjatë vitit 2019, duke e çuar në 11.9% normën e papunësisë.
Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi rënien më të madhe në dy dekadat e fundit, me -10,2% fjatë tremujorit të dytë të vitit 2020.
Gjithsesi Sejko u shpreh optimist se aktiviteti ekonomik pritet të rigjallërohet brenda dy viteve të ardhshme, edhe pse kjo varet edhe nga faktorë të ndryshëm si mundësia e rikthimit të masave kufizuese apo nga dëmet e mundshme të shkaktuara ndaj kapaciteteve prodhuese dhe kërkesës së brendshme dhe ndryshimi i mundshëm strukturor në ekonomi.