50 mjekë e infermierë të shëruar, 3 gjatë 24 orëve

Nga Exit News
50 mjekë e infermierë të shëruar, 3 gjatë 24 orëve

50 mjekë dhe infermierë të prekur nga COVID-19, janë shëruar. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, Manastirliu shkruan se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 infermierë.

Edhe 3️⃣ infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit 🙏🏼

Janë 5️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Insituti i Shëndetit Publik, në përditësimin e bërë të dielën, deklaroi se deri tani janë 410 të shëruar.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 persona.  Ndërkohë 14 raste të reja janë rregjistruar sot me COVID-19, duke e çuar numrin total të të prekurve 726.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>