50 për qind e mjekëve në Shqipëri pre e dhunës fizike ose verbale gjatë punës

Nga Exit News
50 për qind e mjekëve në Shqipëri pre e dhunës fizike ose verbale gjatë punës

50 për qind e mjekëve në Shqipëri kanë përjetuar dhunë fizike ose verbale për shkak të profesionit, në vendin e punës. 69 prej tyre kanë qenë të paaftë për punë si pasojë e dhunës, kryesisht asaj fizike.

Këto janë disa nga gjetjet kryesore të anketës bërë nga Urdhri i Mjekut në vitin 2018, ku morën pjesë 1 mijë mjekë.

Exit News sjell më poshtë përfundimet kryesore të anketës:

– 119 mjekë, ose rreth 12 për qind e totalit, kanë përjetuar dhunë fizike për shkak të profesionit.

– 381 mjekë, ose 38 për qind e totalit, kanë përjtuar dhunë verbale për shkak të profesionit.

– 211 mjekë, ose sa 21 për qind e totalit, kanë pasur dëmtime nga dhuna e ushtruar: 28 mjekë kanë raportuar dëmtime të rënda, 69 mjekë kanë qenë të paaftë për punë dhe 114 prej tyre kanë raportuar shqetësime të tjera.

Sipas Urdhërit të Mjekut dhe kryetarit të saj Fatmir Brahimaj, vështirësimi i punës së mjekëve përmes dhunës fizike ose verbale ndikon shumë në shërbimin e tyre ndaj klientit.

Shumë prej mjekëve thonë se pasiguria në punë i ka bërë ata të humbasin dëshirën për të punuar, e shpeshherë dhe për tu larguar nga vendi i punës.

Pandemia e Covid-19 dhe mbi popullimi i spitaleve me të infektuar dyshohet se ka rritur presionin mbi mjekët, por është ende herët për të pasur studime mbi këtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>