500 pica falas shpërndahen nga piceritë në qendër të Napolit

Nga Exit News
500 pica falas shpërndahen nga piceritë në qendër të Napolit

Pizza për të ngrohur zemrën për ata shumë qytetarë të vendosur në radhë jashtë mensës së Karitasit në sheshin Carmine në qendër të Napolit.

Kështu nis artikulli i gazetës La Reppubblica, për disa piceri që kanë shpërndarë 500 pica dhe pije falas për qytetarët.

Gjatë valës së dytë, mensa i shërbeu 450 personave. “Gjatë mbylljes së marsit dhe prillit, tha prifti i Kishës në Karmine, mensa i ka shërbyer 1400 vakte në ditë. Ndërsa tani, tha prifti, “shërbehen rreth 450 vakte në ditë por numri i të varfërve është trifishuar”.

Ndaj të gjithë atyre që u vendosën në rresht iu dha nga një picë, një pije dhe një vakt për në darkë.

Në hyrje të mensës kanë vendosur edhe një njësi për kryerjen e testit antikovid.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>