53 viktima nga Covid-19 dhe 1142 raste të reja në Greqi

53 viktima nga Covid-19 dhe 1142 raste të reja në Greqi

Greqia konfirmoi 1,142 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, me 8 nga këto të identifikuara në pikat hyrëse në vend, tha të Dielën Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Po ashtu, sipas agjensisë AMNA, të dielën janë konfirmuar edhe 53 vdekje të reja, duke e çuar numrin e viktimave të pandemisë në 6,758. Prej tyre, 95.8 përqind kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

Për më tepër, 466 pacientë janë në ventilator në spitale, ku mosha mesatare është 68 vjeç.

Rreth 1,408 pacient të tjerë janë shkarkuar nga njësia e kujdesit intensiv që nga fillimi i pandemisë.

429 pacientë të tjerë Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit, një rritje prej 20.51 përqind që nga dita e mëparshme.

Po aq është edhe mesatarja ditore e pacientëve me Covid-19 pranuar në spitale, gjatë 7 ditëve të fundit.

Greqia ka konfirmuar 205,120 infeksione nga fillimi i pandemisë.

Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 67 infeksione konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 3,348 me rastet e mëparshme.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme