Një studim i fundit në Rumani tregon se 55% e popullisë mendon se zgjedhjet duhet të shtyhen për shkak të pandemisë.
Zgjedhjet në Rumani do të mbahen këtë të dielë, 6 dhjetor. Sipas pritshmërive Partia Liberale e krahut të djathtë mund të dalë fituese. Ajo mban pushtetin që nga nëntori i 2019. Kjo parti është përballur me krizën e pandemisë.
Ministri i Shëndetësisë në Rumani u shprehur se qeveria do që të finalizojë programet e invetimeve të nisura në 2020.
“Ne duam të finalizojmë programin e investimeve që kemi filluar në vitin 2020 me vlerë 1,3 miliardë euro dhe po kërkojmë të fillojmë një program të ri 2021-2027 që do të sjellë një shtesë prej 4,6 miliardë euro në sistemin shëndetësor rumun”, është shprehur Anderi Baciu.
Ai ka thënë se qeveria do që rë rrisë shpenzimet e buxhetit në fushën e shëndetësisë me 6%.
“Për më tepër, ne duam të rrisim shpenzimet e buxhetit kombëtar në këtë fushë deri në 6% të PBB-së në 2024 dhe gjithashtu kërkojmë të modernizojmë legjislacionin që rregullon funksionimin e duhur të sistemit shëndetësor”, tha ministri i Shëndetësisë.
Qytetarët rumun do të votojnë për herë të dytë brenda vitit 2020.
Zgjedhjet e fundit u mbajtrën në shtator 2020, ku fituese doli Partia Liberale.