Komisioni i Përzgjedhjes së oficerëve të BKH-së ka nisur, të premten, intervistimin e 55 kandidatëve të kualifikuar.
Kjo fazë pritet të zgjasë deri në 21 nëntor 2020.
Kandidatët e kualifikuar nga faza e intervistimit do të përballen dhe me testin e poligrafit dhe procesin e vetingut.
Gara për oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të hapet sërish pasi BKH duhet të ketë 60 oficerë.
Në skenarin më të mirë, sikur të 55 kandidatët e mbetur në garë të kalojnë me sukses të gjitha fazat e mbetura, sërish do të mbeten pesë vende bosh.
Procesi i përzgjedhjes, po asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve, që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.
BKH do të jetë struktura e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar. Ajo do të punojë pranë Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion (SPAK).