578 fëmijë nuk ndjekin dot mësimin online

Nga Exit News
578 fëmijë nuk ndjekin dot mësimin online

Rreth 578 fëmijë në Shqipëri, kanë nevojë urgjente për aparatë celularë dhe internet në mënyrë që të ndjekin mësimin online.

Sipas CRCA, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, janë evidentuar fëmijë në të gjitha qytetet të cilët nuk ndjekin dot mësimin online, për shkak se nuk kanë pajisje të duhura.

“Janë evidentuar deri më tani 578 fëmijë, nga të cilët 503 kanë nevojë urgjente për pajisje me aparatë celularë apo tabletë dhe 75 të tjerë kanë nevojë për lidhjen e shërbimit të internetit që do të bënte të mundur ndjekjen e mësimit on-line si të gjithë fëmijët e tjerë.”

CRCA pohon se Kavaja numëron rreth 169 fëmijë që kanë nevojë për këtë shërbim, duke u ndjekur nga Tropoja me 163, nga Fierza, Fushë-Kruja , Cërriku, Fushë-Arrëz e me radhë në shumë qytete e fshatra të vendit.

Ajo u bën thirrje të gjitha bizneseve, kompanive celulare të dhurojnë celularë ose tableta për këta fëmijë.

Më herët CRCA i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme që të gjithë fëmijëve t’u sigurohen mjetet e nevojshme teknologjike dhe lidhja në internet për të mundësuar mësimin në distancë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>