Ulet me 58% numri i të huajve që vizituan Shqipërinë në 2020-ën

Nga Exit News
Ulet me 58% numri i të huajve që vizituan Shqipërinë në 2020-ën

58 përqind më pak shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë 2020, në krahasim me vitin 2019, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, më 27 janar.

Gjithashtu me 50 përqind ka rënë edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë jashtë vendit, në krahasim me 2019-tën.

Gjatë muajit dhjetor në vend kanë hyrë 442,.966 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ose rreth 50 përqind më pak se sa në 2019.

Pandemia e Covid-19, mbyllja e pothuaj gjithë shteteve të Europës dhe ndalimi i pjesës më madhe të udhëtimeve ka qenë faktori kryesor në uljen e vizitorëve të huaj.

Vihet re se pjesa më e madhe e të huajve që vizituan vendin janë nga vendet e rajonit. Kështu numri më i madh i shtetasve të huaj në vitin 2020 erdhën:

  • Nga Kosova – 1.4 milion vizitorë,
  • Nga Maqedonia e Veriut – 370,135 vizitorë,
  • Nga Greqia – 203,445 vizitorë,
  • Nga Mali i Zi – 174,233 vizitorë,
  • Nga Italia – 123,489 vizitorë.

Rënia e numrit të vizitorëve është pasqyruar edhe në rënien e numrit të fluturimeve dhe udhëtimeve me linja detare. Kështu, në dhjetor 2020, u kryen 1.054 fluturime ajrore, me një rënien prej 54,8 përqind në krahasim me dhjetor 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>