Partia Demokratike, akuza ndaj ministrit Beqaj për mashtrime me rimbursimet

Partia Demokratike akuzoi sot sërish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj  për korrupsion.

“Miliona lekë u janë dhënë spitaleve private, në mënyrë korruptive, pa zbatuar procedurat, pa zbatuar legjislacionin në fuqi, pa një vendim te Këshillit Administrativ,  pra vetëm me urdhër gojor të Ilir Beqës,” deklaroi deputetja Albana Vokshi, në një dalje për mediat.

Duke iu referuar një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Zonja Vokshi tha se mbi 90 milionë lekë i janë dhënë klinikave brenda vendit për trajtime që ato nuk i kryejne fare. Ajo shtoi se ka plot raste për pacientë që nuk jetojnë më e që janë rimbursuar nga ministri Beqaj, ndërsa në rastet e dhënies së parave për trajtime jashtë vendit, apo në rimbursimet e tyre ka shkelje pa fund.

Ministri i Shëndetësisë Beqaj, muajt e fundit, ka qënë në qendër të denoncimeve nga Partia Demokratike. Dje, opozita e akuzoi atë për skemën e korrupsionit lidhur me rimbursimin e ilaçeve.

Ndaj ministrit Beqaj, Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda kanë nisur një proçes hetimor, pasi dyshohet për korrupsion dhe shkelje të proçedurave gjatë tenderave dhe dhënies me konçesion të shërbimeve të ndryshme shëndetësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>