
59% e shqiptarëve nuk do të bëjnë pushime këtë vit.
Ky është përfundimi që del nga një sondazh i IDRApoll.com, mediumi online i anketimeve të IDRA Research & Consulting.
Arsye për këtë vendim nuk është frika nga koronavirusi por puna dhe mundësia ekonomike.
22% thonë se nuk mund të shkojnë në pushime për shkak të arsyeve familjare apo profesionale. 29% të tjerë thonë se nuk kanë mundësi ekonomike.
Vetëm 8% kanë vendosur të mos bëjnë pushime sepse kanë frikë se infektohen me koronavirus.
36% e shqiptarëve deklarojnë se po presin të shkojnë me pushime gjatë muajve korrik-gusht-shtator, sipas sondazhit të IDRApoll.com