
Deputetët e Kuvendit kanë votuar në mënyrë të fshehtë për raportin e shkarkimit të Presidentit Meta, të mërkurën.
Gjatë seancës plenare, Artur Roshi, Lefter Maliqi, Kostaq Papa, Adriatik Alimadhi, Suzana Topi, Fatjona Dhimitri u shprehën hapur kundër shkarkimit të Metës.
Për të shkarkuar Metën duhet të votojnë pro të paktën 94 deputetë. Sipas Kushtetutës, 2/3 e deputetëve duhet të votojnë pro. Aktualisht Kuvendi ka 122 deputetë.