6 gusht, 105 vjetori i Mbretëreshës Geraldinë, mbretëreshë e Shqipërisë për 354 ditë

Nga Exit News
6 gusht, 105 vjetori i Mbretëreshës Geraldinë, mbretëreshë e Shqipërisë për 354 ditë

Sot do të kishte qënë ditëlindja e 105 e Mbretëreshës Geraldinë, bashkëshortja e Mbretit Zog I dhe nëna e Leka I, Princit të Kurorës.

Geraldina lindi në Budapest, në atë kohë kryeqyteti Austro-Hungarisë. Ajo ishte e bija e Kontit Gyula Apponyi de Nagy-Appony, nga familja fisnike Apponyi. E ëma e Geraldinës ishte vajza e një diplomateje amerikane, Gladys Virginia Steuart.

Ajo u njoh me Mbretin Zog 1 në Dhjetor 1937 dhe më pas vizitoi Shqipërinë, duke u fejuar pak kohë më pas. Ajo u martua me mbretin në 27 Prill 1938 në prani të Kryeministrit të Italisë, Benito Mussolino. Geraldina ishte katolike dhe Mbreti Zog ishte mysliman. Ata morën një Mercedes Benz me tavan të hapur si dhuratë nga Adolf Hitler dhe udhëtuan me të në muajin e tyre të mjaltit.

Djali i tyre Prince Leka lindi në 1939.

Sundimi i mbretit Zog u ndërpre pasi italianët pushtuan Shqipërinë në prill të vitit 1939 dhe familja mbretërore u detyrua të emigrojë. Geraldina ishte mbretëreshë për më pak se një vit. Ata udhëtuan në Angli përmes Greqisë, Turqisë dhe Francës dhe qëndruan në Hotel Ritz dhe Ascot.

Bashkëshorti i Geraldinës vdiq në vitin 1961 dhe pas vdekjes së tij, ajo preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë e Shqipërisë. Ajo u kthye në Shqipëri në qershor 2002 pasi u miratua ligji që mundësonte kthimin e saj. Ajo vazhdoi të shprehte se djali i saj, Leka ishte mbreti legjitim i Shqipërisë.

Ajo vdiq në 22 Tetor 2002 në moshën 87 vjeç në Spitalin Ushtarak në Tiranë nga një sëmundje e mushkërive dhe një seri sulmesh në zemër. Geraldina u varros më pas në varrezat publike të Sharrës para se të zhvarrosej dhe rivarrosej në Mausoleum Mbretëror në Tiranë. Në vitin 2004, djali i saj Leka, Princi i Kurorës i Shqipërisë pranoi Medaljen Nënë Tereza që iu dha asaj pas vdekjes në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e saj filantropike për popullin shqiptar.

Sot, Presidenti Ilir Meta kujtoi ditëlindjen e saj duke cituar disa rreshta nga një letër e dërguar nga shkrimtari Ismail Kadare për Mbretëreshën, shtatë muaj para vdekjes së saj.

“Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>