6 mjekimet më të efektshme për kurimin e Covid-19, deri më tani

Nga Exit News
6 mjekimet më të efektshme për kurimin e Covid-19, deri më tani

Shumë vende të botës po përdorin shumë terapi të ndryshme për të kuruar të infektuarit me Covid-19. Deri më tani disa prej tyre kanë dhënë efekte pozitive, por sërish ka shumë rrugë për të bërë deri në gjetjen e një ilaçi përfundimtar. Më poshtë po rendisim 6 trajtimet e përdorura nga spitalet:

1. Dexamethasone

Sipas një studimi të Universitetit të Oxfordit një në tetë pacientë në frymëmarrje të drejtuar u shërua. Rezultatet u publikuan në mes të qershorit dhe tani po përdoret si trajtim i detyrueshëm për të sëmurët.

2. Plazma

Përdorimi i plazmës së personave që kanë kaluar Covid-19 po përdoret për trajtimin e të sëmurëve të tjerë. Agjensia ameriakne e sëmundjeve miratoi të hënën përdorimin e plazmës si një ndër trajtimet e efektshme kundra Covid-19.

3. Remdesivir

Ilaçi u miratua për përdorimin në rast të emergjencës në SHBA, Indi dhe Singapor, dhe u miratua në BE, Japoni dhe Australi për përdorim në personat me simptoma të rënda.

Ky është një ilaç i shtrenjët i prodhuar nga një kompani amerikane. Në fillim është përdorur për trajtimin e Hepatitit C, dhe më pas për Ebolën.
Në rastin e të sëmurëve me Covid-19 ende nuk dihet nëse ka efekt në uljen e vdekshmërisë.

4. Tocilizumab

Tocilizumab është një ilaç i përdorur për të trajtuar artritin. Ilaçi u përdor shumë në Itali në mars, ku u pa se personat që e përdornin nuk përfundonin në frymëmarrje të drejtuar. Por numrat ishin aq të ulët sa nuk bënte ndryshime me ilaçet e tjera.

5. Ilaçet e tensionit

Shkencëtarët mendojnë se personat të cilët trajtohen për probleme të tensionit janë më të mbrojtur. Një studim ka gjetur se personat që vuajnë nga tensioni i lartë kanë shumë më pak gjasa të përfundojnë të sëmurë rëndë.

Kjo nuk do të thotë se këto ilaçe përdoren për të trajtuar infeksionin e Covid-19, tek pacientët që nuk vuajnë nga zemra.

6. Interferon beta

Interferoni Beta është një ilaç që përdoret për të kururar sklerozën multiple. Studimi i prezantuar në korrik, tregoi se personat që u trajtuan me këtë ilaç qendruan më pak ditë në spital. Por në studim morën pjesë 101 pacientë dhe rezultatet nuk u prezantuan të plota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>