Sot Kuvendi i Shqipërisë publikoi listën e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatës Kushtetuese. Kandidatët e paraqitur janë: Arta Vorpsi, Avni Shehu, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi, Mitat Dautaj, Ilir Mustafaj, Valbona Bala (Pajo).
Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji e kanë kaluar procesin e vetingut. Ndërsa për kandidaten Valbona Paja procesi i vetingut është ndërprerë, pasi në mars 2017 ajo dha dorëheqjen nga pozicioni i këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë. Por, sipas nenit 42, pika 4, ajo do t’i nënshtrohet vlerësimit të aftësive profesionale, bazuar në “relacionet dhe mendimet ligjore të përgatitura” dhe në “rezultatet e testimit pranë Shkollën e Magjistraturës”.
Kandidatët jashtë sistemit të drejtësisë si Klodian Rado, ekspert i Euraliusit, Mitat Dautaj, pedagog në Universitetin Katolik dhe Ilir Mustafaj, ish-anëtar i KLD-së nuk do t’i nënshtrohen vetingut.
Ndërsa kandidati Kostandin Kazanxhi është vlerësuar negativisht nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) kur aplikoi për anëtar i KLGJ-së.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese në vend nuk funksionon. Ajo ka mbetur me vetëm një anëtar, Vitore Tushën, nga nëntë që duhet të ketë. Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari u shkarkuan nga detyra për mosjustifikim të pasurisë.
Besnik Imeraj, Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo dhanë dorëheqjen përpara se të fillonte vetingu. Kryetari Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja u konfimuar nga KPK-ja, por u shkarkua nga KPA-ja.