Pas më shumë se tre javësh nga shpërthimi i flakëve në territorin e vendit, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të premten se 6 vatra zjarri janë ende aktive.
Sipsa njoftimit, vatrat janë me intensitet të ulët pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa.
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrin të Majën e Rrunës në Kukës dhe një vatër tjetër në Malet e Tërbunit në Pukë.
Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.
Është riaktivizuar edhe vatra në fshatin Thirrë në Mirditë.
Në jug të vendit janë aktive vatrat në fshatin Mbreshtan në Kolonjë dhe në fshatin Radat në Dropull.