6 viktima dhe 363 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

Nga Exit News
6 viktima dhe 363 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

363 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.589 personave të testuar.

Kjo është dita e parë pas më shumë se një javë që regjistrohen mbi 300 të infektuar të rinj në Kosovë.

Në 24 orët e fundit, gjashtë pacientë me Covid kanë humbur jetën. Ndërsa 418 pacientë janë shëruar.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 55.498 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.405 persona kanë humbur jetën, 48.990 janë shëruar dhe 5.103 janë ende të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>