60 për qind e të rinjve shqiptar duan të largohen nga Shqipëria

Rreth 60 për qind e të rinjve shqiptar duan të largohen nga Shqipëria. Ky është rezultati i dalë nga sondazhi i bërë nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert.

Ndër shkaqet kryesore të emigrimit të kësaj shtrese të popullsisë janë ato ekonomike dhe arsimore.

Sipas këtij sondazhi, të rinjtë, dhe pse të diplomuar, kanë pak shpresa për punësim dhe përmirësim të kushteve të jetesës, për këtë ata preferojnë të largohen.

Përsa i përket arsimit, cilësia e mësimdhënies, prania e elementeve të korrupsionit, blerja e notës dhe provimeve janë ndër shkaqet që shtyjnë të rinjtë të largohen dhe të studiojnë jashtë vendit.

Dëshira për t’u larguar jashtë vendit nuk bën dallim mes të rinjve, pavarsisht grupmoshave apo shtresave sociale që i përkasin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>