613 kilogramë kokainë, shtyhet gjyqi për Arbër Çekajn

613 kilogramë kokainë, shtyhet gjyqi për Arbër Çekajn

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për Arbër Çekajn dhe dy të arrestuarve të tjerë, të akuzuar për trafikimin e  613 kilogramëve kokainë, në shkurt 2018.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të Çekajt Maksim Haxhia dhe e avokatëve të dy të akuzuarve të tjerë, Donald Lushajt dhe Armando Pezakut.

Gjatë seancës së sotme, prokuroria e Krimeve të Rënda do të lexonte pretencën. Seanca e radhës do të zhvillohet më 8 nëntor.

Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania më 19 shtator 2019 dhe doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda më 21 shtator. Gjykata konfirmoi masën e arrestit ‘arrest me burg’.

Menaxheri i kompanisë Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku janë arrestuar në flagrancë që në shkurt 2018, kur u kap dhe sasia e kokainës në portin e Durrësit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>