Anëtarë të PS-së protestë kundër kryetarit Edi Rama

Anëtarë të Partisë Socialiste protestuan sot kundër kryetarit Edi Rama, përpara selisë së partisë në Tiranë. Ata akuzuan kryetarin Rama se e ka kthyer partinë në çifligun e tij personal.

Iniciatori i protestës Shkëlqim Meta deklaroi se Edi Rama po qëndron në krye pa votat e socialistëve, pasi prej 3 vjetësh në PS nuk organizohen zgjedhje të brendëshme. Të tjerë pjesëmarrës kërkuan riorganizim të brendshëm të partisë, në  të gjitha nivelet e strukturave drejtuese.

Degë të qyteteve të ndryshme janë shprehur dhe më parë për nevojën e zgjedhjeve brenda partisë. Por, kryetari Edi Rama është shprehur se meqë ai u votua si kryeministrër, automatikisht ka marrë dhe pëlqimin për të drejtuar partinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>