620 shkelje të lirisë së shtypit u regjistruan në të gjithë botën, që prej fillimit të pandemisë së COVID-19. Ky është përfundimi i Instituti Ndërkombëtar i Shtypit sipas të dhënave të mbledhura përmes gjurmuesit të tyre të Lirisë së Shtypit COVID-19.
Rreth 34% e raporteve përfshinin sulmet verbale dhe fizike ndaj gazetarëve ndërsa 33.5% kishin të bënin me arrestimin e gazetarëve ose akuzat e ngritura kundër tyre nga qeveritë. Pjesa e mbetur prej 14% ka të bëjë me kufizimet në qasjen në informacion.
“Një numër alarmant i sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve u regjistrua në Evropë. Janë regjistruar gjithsej 106 raste sulmesh, nga të cilat më shumë se 80 përqind ishin nga zyrtarë publik”, tha IPI.
Në rang botëror, Evropa renditet e para përsa i përket numrit të sulmeve verbale dhe fizike kundër gazetarëve.
“Në konferencën e fundit të IPI mbi Evropën, Hungaria, Rumania, Spanja, Turqia, Serbia dhe Bosnje-Herzegovina u renditën si vendet ku kufizime të reja emergjente ose kufizime të aksesit në informacion po pengojnë lirinë e medias,” shtoi raporti.
Gjithashtu në Evropë, shumica e sulmeve verbale vinin nga zyrtarë publik. Rreth 8.49% e sulmeve ishin fushata denigruese në internet ose shpifje, dhe 6.6% ishin nga autoritetet.
Për sa i përket censurës, shumë shtete vendosën masa të tepërta që ndaluan mediat të raportonin për numrin në rritje të rasteve me COVID-19. Në Evropë, ndalimi i faqeve të internetit, marrja e porosive dhe fshirja me forcë e artikujve u bë e zakonshme, ndërsa mbyllja e detyruar e mediave nuk ishte aq e përhapur.
Raporti zbuloi se gazetarëve u ishte mohuar rregullisht qasja në njoftimet për shtyp. Disa shtete miratuan rregullore për t’i bërë gazetarët të raportonin informacione dhe statistika vetëm të marra nga shteti. Ndërsa, patie dhe vende që hartuan ligje të reja për kategorizimin dhe ndëshkimin e publikimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme.
IPI vuri në dukje se platforma e saj nuk ishte në gjendje të kapte çdo sulm, ajo ilustroi qartë ndikimin që kishte pandemia në gazetari nëpër botë.
Shqipëria paraqitet në shkeljet e lirisë së medias që nga fillimi i pandemisë. Këto përfshinin mbylljen dhe gjobitjen e televizionit ORA News për pretendime të shkeljes së rregullave të distancës sociale, kërcënime ndaj një gazetari të ORA News nga një punonjës i një kompanie private. Në shkelje bënë pjesë edhe mesazhi famëkeq me zë i Kryeministrit Edi Rama për ruajtjen e distancës dhe kujdesin e higjenës gjatë pandemisë.