64 shtëpi u përmbytën në Shkodër nga rreshjet e shumta të shiut, raportoi bashkia e Shkodrës, të shtunën.
9 pej tyre ndodhen në njësinë administrative Dajç, 50 shtëpi në njësinë fshatin Trush dhe 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.
131 shtëpi në njësinë e Dajçit janë të rrethuar me ujë. Ndër to 70 në Shirq, 10 shëtpi në Mushan, 11 shtëpi në Darragjat, 30 shtëpi në Belaj, 1 shtëpi në Rrushkull, 9 shtëpi në Suka.
1900 ha tokë bujqësore u përmbyt në fshatrat Darragjat, Shirq Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
5 rrugët e bllokuara janë:
Rruga Darragjat, Shirq lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë;
Lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç;
E pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet;
Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë;
Rruga kryesore Dajç u vështirësua lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacione Shkodër- Velipojë.