Bashkia e Tiranës deklaroi se në Kombinat do të shëmben 67 pallate për shkak të dëmtimeve të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko dhe Administratori i Njësisë 6 Adriatik Merko, inspektoi procesin e rindërtimit në zonën e Kombinatit. Ai u shpreh se:
“Në total ne kemi 198 pallate, të cilave u kemi bërë akt-ekspertizë të thelluar. 111 janë për t’u demoluar dhe vetëm në Kombinat janë për t’u demoluar 67 pallate. Besoj se brenda 2-3 muajve e përfundojmë procesin e demolimit,”
Merko dekalroi se kanë marrë mirëkuptimin e të gjithë banorëve për largimin e tyre nga këto pallate deri në rindërtim.