68 viktima dhe 165 të plagosur nga shpërthimi në një shkolle në Afganistan

Nga Exit News
68 viktima dhe 165 të plagosur nga shpërthimi në një shkolle në Afganistan

Një shpërthim jashtë një shkolle në kryeqytetin Kabul në Afganistan shkaktoi të dielën 68 të vdekur dhe 165 të plagosur, sipas një raportimi të Reuters, që citon zyrtarët vendas.

Një makinë bombë  shpërtheu të shtunën para shkollës Sayed Al-Shuhada dhe kur studentët dolën jashtë të friksuar, shpërthyen edhe dy bomba të tjera.

Shumica e të vrarëve ishin vajza që frekuentonin shkollën, ndërkohë që ka ende familje që kërkojnë fëmijët e tyre të zhdukur në spitale.

Shkolla gjendet në lagjjen Dasht-e-Barchi, ku banon pakica etnike shiite Hazara, e cila në të kaluarën ka qënë në shënjestrën e militantëve suni të ISIS-it.

Autoritetet po përpiqen të sigurojnë kujdes shëndetësor për të lënduarit dhe të identifikojnë viktimat.

Në Afganistan forcat e sigurisë përballen me sulme të përditshme me talebanët, të cilët kërkojnë të përmbysin qeverinë e mbështetur nga të huajtë, qyshkur u rrëzuan nga pushteti në Kabul në 2001.

Ndërkohë, ushtria e SHBA-ve ka filluar në 1 maj tërheqjen nga Afganistani dhe pritet të përfundojë para 11 shtatorit, sipas vendimit të presidentit, Joe Biden.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme