Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të dielën se gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë humbur jetën 9 paciëntë me korona virus.
Ndërkohë, 4.086 mostra të marra nga ShSKUK nga laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 680 raste pozitive.
Kjo e çon numrin e ërgjithshëm të rasteve pozitive në 93 655 raste, prej të cilëve 1 915 kanë gjetur vdekjen.
Në të njëjtin interval kohe, janë shëruar 465 pacientë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 77 433 raste.
Mbeten ende 14 307 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).