
Në Kosovë janë strehuar 683 refugjatë afganë sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ata janë vendosur në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj dhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel tha Sveçla për REL.
Grupi i parë i afganëve arriti në Kosovë më 29 gusht.
Ministri Sveçla shtoi ardhja e qytetarëve afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.
Kosova ka pranuar të strehojë rreth 2 mijë refugjatë afganë të cilët kanë lënë vendin e tyre pasi talebanët u ringjitën në pushtet.
Në Shqipëri janë strehuar ndërkohë rreth 650 afganë të cilët po qëndrojnë në Durrës, Lezhë dhe Tiranë.