
69 të burgosur u arratisën nga burgu i Libanit të shtunën. 5 prej tyre u vranë kur makina e tyre u përplas me një pemë gjatë ndjekjes nga policia, dhe 8 prejt yre u arrestuan raportojnë burime për Reuters.
Autoritetet kanë nisur një hetim për arratisjet nga burgu. Në prill Amnesty International tha se brenda në burgjet e Libanit kanë shpërthyer përplasje për gjendjen e Covid-19.
Ndërkohë qeveria libanese ka marrë masa për uljen e numrit të të burgosurve, duke nxjerrë nga burgu ata që tashmë e kanë kryer dënimin.