7 000 punonjës shëndetësorë kanë humbur jetën nga Covidi në botë

Nga Exit News
7 000 punonjës shëndetësorë kanë humbur jetën nga Covidi në botë

7 000 punonjës shëndetësorë kanë humbur jetën nga koronavirusi, sipas një analize të re të Organizatës Amnesty International.
Të paktën 1 320 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga koronavirusi në Meksikë, më shumë se në çdo vend tjetër në botë.

Vendi i dytë janë SHBA-të me 1 077 punonjës shëndetësor të vdekur, më pas Brazili me 634, Afrika Jugut me 240, dhe India me 573.

Në raportin e 13 korrik, Organizata Amnesty International gjeti se 3 000 punonjës shëndetësor kanë vdekur nga koronavirusi.

Organizata thotë se ata që luftojnë me pandeminë në vijat e para të frontit kanë nevojë për qasje të duhur në pajisjet mbrojtëse.

“Çdo punonjës shëndetësor ka të drejtën të jetë i sigurt në punë dhe është një skandal që kaq shumë po paguajnë këtë çmim “, tha Steve Cockburn, shef për drejtësisë ekonomike dhe sociale në grupin e të drejtave me bazë në Londër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>